Luis Suarez mund të mos e ketë nisur si është më së miri sezonin aktual me Barcelonën, por në vitin 2018 qëndron tjetër muhabet.

Ai shënoi golin e vetëm për Barcelonën në fitoren ndaj Valencia-s të enjten, në kuadër të Kupës së Mbretit.

Uruguaiani ka shënuar tani nëntë gola në të gjitha garat këtë vit, më shumë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Këtë shifër, ish-lojtari i Liverpool-it e ka arritur për vetëm tetë lojë.

Në përgjithësi, ai ka 20 gola nga 29 paraqitje këtë stinor.

Previous Next