Ish-atleti xhamajkan Usain bolt ka bërë me dije sot skuadrën e re, me të cilën do të nisë aventurën si futbollist.
Nuk bëhet fjalë për një ekip profesionist në futboll, por për skuadrën e UNICEF dhe ndeshjen e parë do ta luajë në fushën e skuadrës së tij të zemrës, në stadiumin e “Old Trafford”.
Ndeshja e parë do të jetë më 10 qershor e vlefshme për “Soccer Aid World”, sfidë ku në fushë do të zbresin edhe yje te futbollit britanik të së shkuarës dhe të tashmes.
E veçanta ështës e Bolt do të veshë fanellën me numrin 9”58, që është edhe rekordi i tij botëror në garën e 100 metrave.
Të gjithë prisnin që rekordmeni botëror i garave të 100 dhe 200 metrave të luante me një ekip profesionist, por sprinteri xhamajkan ka befasuar sërish me zgjedhjen e tij edhe pse u përfol se mund të luajë me fanellën e Manchester United.
Bolt nuk do të luajë në Afrikën e Jugut, sikurse deklaruan disa media të këtij vendi dhe me shumë gjasa nuk ka për të qenë kurrë një futbollist profesionist.
Gjithsesi, takimi i radhës për Bolt do të jetë 10 qershori dhe deri atëherë do të presim për të zbuluar talentin e tij në futboll.