Jose Mourinho është i vendosur të mundë Pep Guardiola me nënshkrimin e yllit të Real Madridit, Isco, sipas “Don Balon”.

Të dyja klubet e Manchesterit po monitorojnë lojtarin, e ardhmja e të cilit me klubin e kryeqytetit spanjoll është në dyshim, pasi Zinedine Zidane e ka rrotulluar brenda dhe jashtë formacionit titullar këtë sezon.

Statusi i Isco do të varet nëse Zidane mbetet trajner në “Santiago Bernabeu”, apo jo. Largimi i trajnerit francez mund të rezultojë që lojtari të mbetet me Realin.

Isco ka një klauzolë të madhe prej 700 milionë eurosh në kontratën aktuale me “Los Blancos”, por presidenti Florentino Perez ka thënë se dihet, lojtari mund të kërkojë një largim nga “Bernabeu”.

Dhe Manchester City është i gatshëm të ofrojë një ofertë masive prej 200 milionë eurosh për shërbimet e tij këtë verë.

Por, Mourinho është kaq i prirur për ta marrë Iscon në “Old Trafford”, sa ka urdhëruar drejtuesit e Manchester United që të paguajnë dyfishin e rivalëve të qytetit për yllin e Real Madridit.

Previous Next