Barcelona është finalistja e dytë në Copa del Rey.

Katalunasit kanë triumfuar edhe në takimin e dytë të gjysmëfinales kundër Valencias me rezultat 2-0.

Philippe Coutinho me golin e parë në fanellën e katalunasve dhe Ivan Rakitic, ishin golashënues në triumfin e fituesit aktual të kësaj kupe.

Pas takimit ka folur edhe trajneri i ekipit fitues, Ernesto Valverde, i cili ka pohuar se ky trofe do të jetë i parë në aspektin personal në karrierë si trajner.

“Copa Del Rey është një titull i rëndësishëm për Barcelonën. Ne kemi arritur pesë herë në pesë vitet e fundit në finale, por në rastin tim, është një rast për ta fituar atë trofe për herë të parë”, ka thënë shkurt spanjolli, i cili në të kaluarën ka drejtuar shumë skuadra spanjolle.




Theksojmë se takimin e parë mes këtyre dyja ekipeve e kishte fituar Barcelona në saje të një goli të shënuar nga ana e Luis Suarez, i cili sonte dy herë asistoi për golashënuesit.

Kujtojmë se finalisti i parë është Sevilla, e cila eliminoi mbrëmë skuadrën e Leganesit, e cila në çerekfinale u tregua më e mirë se Real Madridi.

Previous Next