Futbollisti anglez i është bashkuar Evertonit në afatin kalimtar të janarit. 

Theo Walcott i ka dhënë fund aventurës prej 12 viteve me Arsenalin për të shkuar tek Evertoni.

Sulmuesi i krahut kishte humbur vendin e titullarit në skuadrën e Arsene Wenger dhe dëshira e tij ishte të luante në një skuadër ku trajneri do t’i besonte dhe një gjë të tillë i kishte premtuar Sam Allardyce, prandaj edhe 28-vjeçari kishte lënë Londrën për të shkuar në Goodison Park.

“Kam punuar për një kohë të shkurtër me Sam në kombëtaren e Anglisë, por ta shohësh çdo ditë dhe të punosh me të është një kënaqësi”, ka thënë Walcott për faqen zyrtare të Evertonit. “Unë dua të stërvitem fort çdo ditë dhe të jap më të mirën nga vetja”.




“Allardyce ishte një prej arsyeve kryesore pse unë kam ardhur këtu. Doja një trajner i cili do të nxirrte më të mirën nga unë dhe ai po e bënë një gjë të tillë”, ka theksuar ai. Evertoni ka paguar 20 milionë funte për ta transferuar Walcottin nga Arsenali.

Previous Next