Një tjetër edicion zhgënjyes në Evropë për ekipin nga Parisi.

Që kur president i Paris Saint Germain u emërua Naser Al Khelaifi, shpenzimet për të sjellë në Parc des Princes, yjet e futbollit botëror kanë qenë marramendëse.

Mirëpo përtej dominimit në futbollin francez, PSG nuk ka shkuar në asnjë rast më shumë se çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, që mbetet qëllimi kryesor i pronarëve të klubit.

Madje sezonin e kaluar ekipi që drejtohet nga Unai Emery hyri në histori duke u eliminuar nga Barcelona me rezultat të përgjithshëm 6:5, edhe pse takimin e parë e kishte fituar thellë 4:0.

Duke filluar nga sezoni 2011/ 12, kur në krye të klubit kanë ardhur pronarët nga Katari, PSG ka shpenzuar 1 miliard euro për transferimin e lojtarëve.

2011/2012, Pastore, Motta, Gameiro, Menez, Sirigu, Maxwell, për shumën totale 107 milionë euro.

Një vit më vonë PSG shpenzoi, 149 milionë euro të tjera për të blerë, Thiago Silva, Zlatan Ibrahimoviq, Ezequiel Lavezzi, Marco Verratti e Lucas Moura.

Për 6 muaj edhe Beckham, në huazim nga Los Angeles Galaxy.Në sezonin 2013/2014, PSG shpenzon më pak, por blen Edinson Cavanin (64.5 milionë), Marquinhos (31.4), kurse me disa blerje të tjera totali shkon në 135.9 milionë.Viti 2014, ndihen rregullat e Fair Play Financiar.

PSG shpenzon vetëm 50 milionë euro për David Luiz.2015/2016 – Shpenzimet rriten me blerjen e Angel Di Marias (63 milionë), Kurzawas, Aurier e Trapp.

Totali: 116 milionë euro.Në vitin 2016, PSG blen Draxler, Guedes, Krychowiak, Jese, Lo Celso e Meunier, që në total shkojnë në shifrat e 138.5 milionë.Dhe në fund vjen çmenduria e këtij afati kalimtar kur në verën e 2017, PSG thyen  rekordin me blerjen e Neymar dhe Kylian Mbappe për 418 milionë euro në total.

Previous Next