Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic ka folur për shanset e skuadrës së tij për të rimarr Ligën e Kampionëve për të tretën herë radhazi pas eliminimit të PSG-së.
‘Los Blancos’ mposhtën me rezultat të përgjithshëm 5 me 2 gjigantin francez duke siguruar për të tetën herë radhazi kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Madridi ka ngritur trofeun e famshëm tri herë brenda katër viteve të kaluar, përfshirë dy herë radhazi, dhe Kovacic pranon se kampioni në fuqi ka një aferë të vërtetë dashurie me kompeticionin kryesor të UEFA-së.
“Ata kishin topin më shumë se ne por ne ishim më agresiv. Është vështirë të na mposhtesh kur luajmë ashtu. Është e mrekullueshme se si ka ndryshuar kur ne kemi luajtur në Ligë të Kampionëve. Klubi është i lindur për të luajtur në Ligë të Kampionëve”
Real Madridi është në pozitën e dytë në kampionatin spanjoll, 15 pikë prapa liderit Barcelonës dhe tashmë të eliminuar nga Kupa e Mbretit.