Sipas “The Sun”, presidenti i Chelsea-it, Roman Abramovich, mund të befasojë të gjithë duke konfirmuar Antonio Conte-n në drejtim të ekipit.
Kushti që një gjë e tillë të ndodhë duket se nuk ka lidhje me kualifikimin e skuadrës në edicionin e ardhshëm të Champions league, por me sjelljen e trajnerit italian para gazetarëve.
Shumë shpesh ai është ankuar për blerjet e munguara dhe kjo është një gjë që nuk pëlqehet më nga numri një i klubit. Nëse kjo situatë do të ndryshojë, atëherë Conte mund të vazhdojë të qëndrojë në Londër.