Sulmuesi i Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang, ndihet shumë më fat që është rritur tek akademia e Milan.
Sulmuesi ka luajtur me ekipet e moshave të kuqezinjve, por nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje zyrtare para se të transferohej te Saint-Etienne.
Tani, ai është transferuar tek Arsenal dhe do ta ndjekë ndeshjen e Europa League kundër Milan nga shkallët e stadiumit. “Kur kam qenë te Milan isha shumë i ri, pa eksperiencë”, ka kujtuar sulmuesi. “Por atje kam mësuar si të bëhesha një futbollist profesionist”.
“Isha me fat sepse atje kishte shumë lojtarë të mëdhenj, si Maldini, Nesta, Kaka, Seedorf, Ronaldo. Unë siha i turpshëm, por i shikoja ata kur luanin dhe kam mësuar shumë duke e bërë këtë. Familja ime? Ata do të mbështesin Arsenal-in natyrisht, edhe pse të gjithë ne jemi rritur në Milano”, ka thënë Aubameyang.