Arsenali i ka dhënë fund serisë së rezultateve të mira të Milanit.
‘Gunners’ kanë arritur të mposhtin 0-2 Milanin në ‘San Siro’ në 1/16 të Ligës së Evropës.
Të dy golat e fitores, Arsenali i shënoi në pjesën e parë.
Henrik Mkhitaryan në minutën e 15’ shënoi për 0-1.
Në fund të pjesës së parë Aaron Ramsey dyfishoi epërsinë në 0-2, epërsi që nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes.
Ndeshja e kthimit në ‘Emirates Stadium’ luhet pas një jave.