Mesfushori brazilian, Arthur do të forcojë Barcelonën sezonin e ardhshëm, pasi një marrëveshje thuhet se është arritur tashmë.

Gremio dhe katalunasit kanë vazhduar të flasin për të finalizuar kushtet e transferimit të Arthur në Camp Nou.

Në fakt, mediumi i njohur Globoesporte ka njoftuar se është arritur marrëveshja e të gjitha palëve dhe kohëzgjatja e çdo marrëveshje.

Çmimi i blerjes është raportuar të jetë fiks 30 milionë euro, pa bonuse, ndërsa lojtari do të përfshihet në skuadrën e parë gjatë janarit 2019.

Barcelona nuk do të mbyllë përfundimisht transferimin deri në verë, duke qenë se ata nuk duan që shuma e parave të përfshihet në bilancin për këtë sezon.

Çfarë është e qartë është se ai do definitivisht do të transferohet në Barcelonë dhe do të jetë njëri nga lojtarët që do të fillojnë ndryshimin e organikës së skuadrës.

Ndryshe, Arthur ka treguar një nivel të lart me Gremion në kampionatin brazilian dhe Copa Libertadores.

Previous Next