Manchester Unitedi shpreson të bind mbrojtësin e Barcelonës Samuel Umtiti për ta transferuar këtë verë në Old Trafford.

Klauzola e francezit në Camp Nou qëndron në shifrën e 60 milionë eurove dhe largimi i tij mund të jetë i lehtë gjatë verës.

Kjo shifër shihet nga Unitedi si e arritshme dhe ata janë të gatshëm të ofrojnë një rritje të konsiderueshme për pagën vjetore prej katër milion euro, raporton Diario Sport.

Yannick Umtiti – vëllai dhe agjenti i Samuelit – thuhet të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Unitedin, dhe thuhet se ka shenja se lojtari do të ishte i gatshëm të lëvizë drejt Old Traffordit.

Klubi anglez thuhet të jetë gati t’i ofrojë një rrogë vjetore prej nëntë milionë eurosh mbrojtësi për ta bindur.

Klubi anglez ka skanuar gjerësisht mbrojtësin francez dhe shefin ekzekutiv Ed Woodward ishte kohëve të fundit në stadium për ta parë atë nga afër në ndeshje ndaj Atletico Madridit të dielën e kaluar.

Jose Mourinho thuhet se ia ka siguruar lojtarit vendin e titullarit dhe Umtiti mund të bindet edhe nga prezenca e shokëve francezë, Paul Pogba dhe Anthony Martial.

Barca thuhet se ka filluar tashmë procesin e negociatave për rinovimin e kontratës së tij, për të larguar klubet nga ky interes i fortë, por nuk mund të përputhet me propozimin ekonomik të Unitedit dhe mbrojtësi ka një vendim të komplikuar për të bërë.

Previous Next