Pierre-Emerick Aubameyang këmbëngul se është i lumtur me vendimin e tij për t’u bashkuar me Arsenalin nga Borussia Dortmund në muajin janar, teksa foli edhe për trajnerin e tij, Wenger.

“Mendoj se është një moment i vështirë, por mendoj se kemi luajtur kundër ekipeve të mëdha dhe mendoj gjithashtu se ne duhet të jemi të bashkuar, të vazhdojmë, të punojmë shumë dhe kjo është rruga për të ndjekur”, ka thënë fillimisht Aubameyang për Sky Sports.

“Ai është një menaxher i mirë, të gjithë e dinë. Në rregull, nuk është një moment i lehtë, por ne duhet t’i japim më të mirën, t’i tregojmë atij që luajmë për të dhe japim gjithçka për të”.

Aubameyang së fundmi ka zbuluar se Arsenali ishte i vetmi klubi që bëri një ofertë “reale” për të.

“Ky ishte hapi i radhës për mua, është një klub i madh. Për mua është pak më i madh se Dortmundi dhe ky ishte një hap i mirë për mua dhe karrierën time”.

“Nuk desha të shkoj, për shembull, në Kinë, sepse unë dua të bëj shumë gjëra këtu në Evropë para se të mendoj për Kinën apo Amerikën”, përfundoi sulmuesi i Arsenalit.

Previous Next