Chelsea më në fund do të pranojë shitjen e Eden hazard në Real Madrid, nëse merr ofertën e duhur nga klubi madrilen.

Skuadra angleze, Chelsea është duke dështuar që të nënshkruajë kontratë të re me yllin belg, Eden Hazard, edhe pse i ka ofruar 16.5 milionë euro në vit.

27-vjeçari dëshiron të largohet nga Stamford Bridge pas gjashtë viteve dhe po pret një ofertë nga Real Madrid.

Sipas Don Balon, edhe Chelsea është pajtuar të shes Hazardin, nëse merr ofertën e duhur nga spanjollet.

Ata për shërbimet e yllit të tyre duan para dhe një lojtar, në fakt, londinezët duan 100 milionë euro dhe shërbimet e mesfushorit defensivë, Casemiro.

Mbetet të shihet nëse Zidane do të jetë i gatshëm të sakrifikojë brazilianin për Eden Hazard.

Previous Next