Barcelona është duke e monitoruar mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen.

Mediat spanjolle shkruajnë se “Blaugranat” kanë rritur interesimin për Eriksen, të cilin synojnë ta blejnë verën që po vjen.

Katalonasit raportohet se janë gati ta sakrifikojnë Ivan Raktiçin për Eriksen, ky i fundit po tregon formë të lartë këtë sezon të garave me “Spurs”.

Ndryshe, Eriksen është duke u vëzhguar edhe nga disa klube tjera, derisa Rakitiç prej kohësh është i lidhur me kalimin tek Manchester United.

Previous Next