Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se ekipi i tij nuk është në formë pas humbjes së tretë radhazi në kampionat ndaj Brighton me rezultat 1:2.

Ai ka fajësuar lojtarët e tij për lojë pasive dhe mungesë të vetëbesimit në takimin e sotëm, i cili ka larguar skuadrën nga paraqitja në ligat evropiane për sezonin e ardhshëm.

“Është e vështirë të rikuperohemi nga ajo që na ndodhi javën e kaluar. Ne jemi duke kaluar në një kohë të vështirë”, tha Wenger për BBC Sport.

Duke folur rreth mundësisë për t’u gjendur në fund të kampionatit në mesin e katër ekipeve që shkojnë në ligat evropiane, trajneri i Arsenalit pranoi se një gjë e tillë është mjaft e vështirë, pothuajse e pamundur për momentin. 

“Për momentin ne kemi shqetësime tjera se si t’iu kthehemi fitoreve”, tha ai.

Sa i përket ndeshjes në Evropa Ligë kundër Milan të enjten, Wenger tha se është e rëndësishme të përgatiten mentalisht dhe fizikisht.

Previous Next