Barcelona është duke menduar transferimin e mbrojtësit të Lyonit, Ferland Mendy.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, tashmë ka humbur durimin me francezin, Lucas Dignie, i cili nuk po arrin asesi të gjej formën e tij më të mirë në Nou Camp.

Sipas “France Football” Barcelona do dërgojë një ofertë në drejtim të Lyonit, për mbrojtësin e krahut të majtë, Ferland Mendy.

Mendy është vëzhguar në disa raste nga skautët e Barcelonës këtë sezon dhe ka kontratë me Lyonin deri më 2022.

Edhe pse Jordi Alba është padiskutueshëm zgjedhja e parë në krahun e majtë të mbrojtjes së Barçës, klubi dëshiron të sjellë më shumë konkurrencë, me Mendy si opsion.

Previous Next