“Është shumë e vështirë t’i gjesh pika të dobëta Manchester City-t, duket e pamundur për ta ndalur”.

”Kanë një trajner shumë të mirë, para për të shpenzuar gjatë merkatos dhe një marrëdhënie të shkëlqyer mes teknikut dhe dhe klubit. Ky është rezultati final i këtij bashkëpunimi. Duhet të kesh admirim të madh për këtë skuadër”.

Këto janë fjalët e Antonio Conte, në konferencën për shtyp para përplasjes me City-n në “Etihad”, që sigurisht nuk do t’i kenë pëlqyer presidentit të Chelsea-t Roman Abramovic, sepse në njëfarë mënyre janë një mesazh i drejtpërdrejtë për manjatin rus, që nuk u është përgjigjur kërkesave të italianit në merkato.

“Shoqëria duhet të tregojë ambiciet e saj, jo trajneri. Ai që drejton skuadrën thjesht duhet të punojë fort, por ambicia duhet të jenë në radhë të parë e klubit”, tha Conte.

Previous Next