United i është vënë pas Ivan Rakiticit.

Manchester United është duke kërkuar mesfushor për sezonin e ardhshëm dhe sipas asaj që raporton “Diario Gol”, Jose Mourinho e sheh Ivan Rakitic si ideali për ekipin e tij.

Reprezentuesi i Kroacisë ka qenë i lidhur me “Djajtë e Kuq” që një kohë dhe ngjallja e interesimit nga ana e Manchester United mund ta bëjë klubin nga Camp Nou që të heqë dorë nga 29 vjeçari, pas transferimit të Philippe Coutinhos.

Rakitic është pjesë e Barcelonës që nga vitit 2014. Ai deri më tani ka bërë 200 paraqitje për katalunasit, duke shënuar 30 gola, ndërsa ka ngritur në qiell edhe trofeun e Ligës së Kampionëve mesin e shumë tjerëve që ka fituar për katër sezone.

Previous Next