Cristiano Ronaldo shënoi sërish në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e së martës.

Sulmuesi portugez realizoi për 1 me 0 në minutën e 51′ të ndeshjes në Parc des Princes pas asistimit të bukur nga Lucas Vazquez, shkruan portali arbresh.info.

Ky ishte goli i 12-të i Ronaldos në Ligë të Kampionëve këtë sezon dhe i nënti radhazi që ka shënuar. 33-vjeçari ka shënuar në çdo ndeshje për grup para se të realizonte gjithashtu dy herë në takimin e parë në Bernabeu kundër PSG-së.

Ronaldo ka shënuar në çdo ndeshje në Ligë të Kampionëve që ka luajtur këtë sezon, por numri i ndeshjeve brenda të cilave ka shënuar rritet dukshëm pasi sezonin e kaluar sulmuesi shënoi dy herë gjithashtu në finale kundër Juventusit.

Ai në përgjithësi ka shënuar 22 gola brenda 13 ndeshjeve në këtë kompeticion.

Rekordet e Cristiano Ronaldos në Ligë të Kampionëve:


  • Golashënuesi më i mirë në Ligë të Kampionëve – 117 gola
  • Më së shumti gola në Ligë të Kampionëve – 4 gola
  • Më së shumti gola në ndeshjet në shtëpi në Ligë të Kampionëve – 60 gola
  • Më së shumti gola në ndeshjet si mysafirë në Ligë t kampionëve – 53 gola
  • Më së shumti gola nga goditjet e lira në Ligë të Kampionëve – 12 gola
  • Më së shumti gola me kokë në Ligë të Kampionëve – 14 gola
  • Më së shumti gola nga penaltia në Ligë të Kampionëve – 14 gola
  • Më së shumti gola në një sezon në Ligë të Kampionëve – 17 gola (2013/14)
  • Më së shumti gola në faza grupore në Ligë të Kampionëve – 11 gola (2015/16)
Previous Next