Neymar, Marquinho dhe portierit Areola janë aktualisht lojtarët e dëmtuar të PSG-së në vigjilje të ndshjes së dytë me Realin.

Por pas ndeshjes trajneri Unai Emery ka konfirmuar edhe një dëmtim tjetër, për të cilin shpreson se ky lëndim nuk do të jetë serioz.

Bëhet fjalë për Mbappen, i cili dëmtoi nyjën e këmbës në pjesën e parë ndaj Marseille, në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë në kuadër të Kupës, duke u zëvendësuar me Pastore në fillim të pjesës së dytë.

“Mbappe ka dëmtuar nyjën dhe kërkoi që të mos luante në pjesën e dytë. Shpresoj se nuk është diçka serioze”, tha pas ndeshjes Emery.

Ai gjithashtu konfirmoi dhe dëmtimin e Neymarit, duke thënë se do të mungojë rreth gjashtë javë.

Previous Next