Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thoëtë se Premierliga angleze është titulli më i rëndësishëm i këtij sezoni.

Manchester City tashmë e fitoi titullin e parë të sezonit, atë të Kupës së Ligës dhe është pranë titullit të Premier Leagues.

Anglezët janë në garë edhe për titullin e UEFA Champions League, ku pothuajse janë kualifikuar në çerekfinale, pas fitores 0-4 në transfertë ndaj Baselit.

“Ne jemi duke luftuar për titujt më të rëndësishëm të sezonit, deri me tani është Premier League. Ky titull është më i rëndësishëm se sa Liga e Kampionëve, FA Cup dhe EFL Cup”, tha Guardiola gjatë konferencës për media.

Previous Next