Merkatoja e verës mesa duket e ka të sigurtë një blerje të madhe.

Bëhet fjalë për francezin Griezman, i cili dëshiron që e ardhmja e tij të zgjidhet shpejt dhe të shkojë në Kupën e Botës me të ardhme të sigurt.

“E ardhmja ime do të vendoset përpara Kupës së Botës”.

“Unë dua të shkoj në Rusi me mendje të qartë. Mendoj se kjo është ajo që të gjithë dëshirojnë”.

Griezmann nuk dëshiron që gjatë Kampionatit Botëror të pyetet për të ardhmen.

“Do të kishte shumë pyetje që do të ktheheshin në mërzi dhe këtë nuk e dua, pasi dua të flas për gjëra të tjera”, ka thënë Griezmann.

Previous Next