Juventus dhe Liverpoolit thuhet se kanë një akod mes vete për Emre Can.

Por pavarësisht kësaj bardhezinjtë nuk duhet të qëndrojnë të qetë pasi Bayern Munich dhe Manchester City, janë të interesuar për gjermanin.

Gjermani mbetet i lirë në fund të sezonit, ndërsa Juventusit deri më tani nuk ka pasur ndonjë njoftim për nënshkrimin e para kontratës, me Giuseppe Marottan që pret konfirmimin.

Tuttosport shkruan se Can nuk ka vendosur ende të kalojë te Juve dhe konkurrenca tani është shtuar.

Bayern Munich dhe Manchester City, janë duke provuar që t’ia marrin nga duart gjermanin ‘Zonjës së Vjetër’.

Previous Next