Më 8 qershor të vitit 2009, Leita Kaka la Milanin për t’u transferuar te Real Madrid.

Skuadra mbretërore atë kohë me president të ri, transferoi ish futbollistin më të mirë të botës për 65 milionë euro.

Gati nëntë vite nga ajo kohë, Kaka ka folur për herë të parë për historinë e largimit.

“Milani në atë kohë, nuk shiste ndonjë lojtar. Ajo ndodhte veç nëse lojtari kërkonte publikisht, siç kishte bërë Shevchenko për t’u transferuar te Chelsea”, ka deklaruar Kaka.

“Me mua, gjërat shkuan ndryshe. Ishte Milani që kishte hapur dyert për të shitur një lojtar. Kjo kishte ndodhur në vitin 2009, me Manchester Cityn”.

“Aty kishte ardhur një ofertë, dhe Milani kishte hapur derën, por isha unë që vendosa të qëndroja. Pasi Milani kishte hapur dyert, unë gjithashtu ju tregova se nëse largohem, largohem për Real Madridin”, ka shtuar Kaka, që pas asaj bisede me zyrtarët e Milanit, ishte transferuar në ‘Santiago Bernabeu’.

Previous Next