Alexis Sanchez u bashkua me Unitedin nga Arsenali në janar, por akoma pa kaluar shumë kohë, United është alarmuar nga qëndrimi i tij pasi sjellja e tij është e njëjtë me të Di Marias.

Sipas Daily Mail, Sanchez ka një figurë të izoluar në Carrington (qendrën e United) dhe shpesh ha vetë në mensë, larg bashkëlojtarëve të tij.

Sanchez ka një reputacion si një lojtar i tërhequr dhe kjo po e shqetëson stafin e klubit.

Sanchez është lojtari më i paguar me 600 mijë funte në javë, dhe paga e tij thuhet se është një nga arsyet kryesore që ish- ylli i Arsenalit e zgjodhi United para Manchester Cityt.

Previous Next