Klubi anglez, Tottenham është i vendosur ta mbajë në skuadër Mousa Dembele-n.

Mediat angleze shkruajnë se “Spurs” janë të gatshëm të nisin negociatat me agjentin e lojtarit të cilin synojnë ta mbajnë edhe disa vite në skuadër”.

Dembele është duke treguar formë të lartë këtë sezon të garave me Tottenhamin.

Performanca e lartë e anglezit ka bërë që disa klube të mëdha evropiane të vënë në ndjekje të tij.

Megjithatë, raportohet se krerët e Tottenhamit janë gati t’ia ofrojnë Dembele-s kontratën e re me një pagë më të madhe në mënyrë që lojtari të vesh fanellën e ‘Spurs’ edhe disa vite.

Previous Next