Manchester United ka arritur marrëveshje me Benfican për transferimin e sulmuesit brazilianit, Anderson Talisca.

Siç raporton e përditshmja portugeze, A Bola, klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Benfican për të marrë sulmuesin e talentuar, që momentalisht gjendet në Turqi.

Për shërbimet e Taliscas skuadra angleze do të paguajë një shumë rreth 40 milionë euro, ndërsa lojtari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.

Talisca në dy sezonet e fundit po luan si i huazuar në Besiktas, ku ka shënuar 22 gola.

Previous Next