Legjenda e futbollit Edson Arantes do Nascimento, i njohur shkurt me emrin Pele, cilësoi treshen Messi, Ronaldo dhe Neymar si 3 lojtarët më të mirë në Botë. 

Por teksa u pyet për më të mirin në histori braziliani tha:

“Meqë jam një njeri me tre zemra, do të qëndroj te Messi, Ronaldo dhe Neymar. Më i miri i të gjithë kohërave? Atëherë do të them Pele”, u shpreh mes të qeshurave 77-vjeçari. Sipas tij të shënuarit e 1283 golave në karrierë e bëjnë të pakrahasueshëm me të tjerët.

Nëse Brazili mund të fitojë Botërorin Pele tha:

“Do të organizoj një festë nëse Brazili shpallet kampion për herë të gjashtë në histori. E vetmja gjë që nuk mund të premtoj, është pjesëmarrja ime në Rusi. Kanë mbetur vetëm 3 muaj…”

Pse u bëra një futbollist?

“Ishte ëndrra ime dhe Zoti më ndihmoi shumë për gjithçka i kam dhënë futbollit”.

Previous Next