Bajram Jashanica ka dalë pozitiv në testet e kryera nga agjencia botërore e anti-dopingut, WADA.

Probleme të reja për Skënderbeun dhe Bajram Jashanicën.Mbrojtësi nga Prishtina, ka rezultuar pozitiv në një test anti-dopingu të kryer gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës me Young Boys shtatorin e kaluar, e përfunduar në barazim 1:1 dhe tani rrezikon një dënim afatgjatë.

WADA, agjencia Botërore e anti-dopingut ka njoftuar ndërkohë në rrugë zyrtare si Skënderbeun ashtu dhe Federatën Shqiptare të Futbollit se në testet e kryera mbrojtësi ka rezultuar pozitiv ndaj substancës së njohur si “Prednisolut”.

Bëhet fjalë për një steroid i cili jepet vetëm me recetën e mjekut dhe zakonisht përdoret për shërimin e inflamacioneve apo enjtjet pas goditjeve në pjesë të marrjeve të trupit, por që bën pjesë në listën e substancave të ndaluara nga WADA.

Tanimë me një dënim nga WADA në horizont Jashancia rrezikon të mungojë deri në fundin e vitit 2019, pasi në raste të tilla aplikohen suspendime deri në dy vjet.

Për Jashanicën gjithsesi ky është një problem serioz pasi mbrojtësi ishte një ndër futbollistët në të cilin skuadra nga Korça kishte shpresë për ta shitur në një kampionat të huaj, natyrisht në këmbim edhe të një shumë financiare të kënaqshme për Skënderbeun.

Previous Next