Legjenda e PSG, Kombouare beson se ish-ekipi i tij do të arrijë ta eleminojë Realin e Madridit. Sipas tij Neymar nuk do të nevojitet pasi do të jetë Angel Di Maria ai që do të hakmerret. 

"Pa Neymar, do të jetë Di Maria me dëshirën për t’u hakmarrë ndaj ish-ekipit të tij. Besoj se do t’ia dale,”

”Ishte minuta e 98, ata të Real Madridit pyesnin për orën. Unë isha me dëshirën për të shënuar sepse goli që barazoi eleminatoren (Zamorano në minutën e 92) erdhi falë një gabimi nga ana ime. Nëse do të hapeshim, e dinim se do humbisnim”, rikujtoi ish-mbrojtësi. ”Atëherë kishte një faull ndaj Ginolas nga Zamorano, e merte Valdo për t’a goditur dhe më kujtohet që u futa në zonë nga larg, si një tym që vjen nga thellësia dhe sulmova shtyllën e dytë. Kur godita topin me kokë, e dija që kishte përfunduar brenda. Për mua, që nuk kam qenë asnjëherë në kombëtaren Franceze, ishte sikur të festoje një gol që do të jepte kupën e Europës”, theksoi ai.

"Dëgjova dikë të thoshte që ishte një turp, por disa të tjerë me më shumë klas, si Butragueno, e kuptuan që ne ishim më të mirë”, thekson Kambouare.

Kambouare parashikon një fitore të PSG në Parc des Princes.

"Ndonjëherë fiton 2-1 apo 3-2. Problemi është që Real Madridi poashtu shënon.”

Ish-mbrojtësi nuk e la pa përmendur edhe dëmtimin e Neymar si dhe zëvendësuesin e tij në këtë ndeshje, Angel Di Maria.

"Edhe pse është e vërtet që kur Neymar ndodhet në fushë, rivalët frikësohen dhe bashkëlojtarët kanë më tepër vetëbesim, mbi të gjitha, Brazilianët, por edhe pa të mund të fitohet. Portugalia fitoi Francën në finalen e Europianit pa Cristiano Ronaldon.”

”Mendoj se pa Neymar, Di Maria do të jetë aty për t’u hakmarrë ndaj ish-klubit të tij.”

Previous Next