Ish-kapiteni i Fiorentinës ka komunikuar për herë të fundit me portierin Marco Sportiello.

Luajti Playstation dhe një mesazh në Whatsapp në orën 23:34 të së shtunës.

Këto janë momentet e fundit kur janë regjistruar kontaktet e Dadive Astorit gjatë qëndrimit në një hotel të Udines ku Fiorentina do të luante me skuadrën e Udineses. Miku i tij, Marco Sportiello, rezulton të jetë i fundit që e ka parë gjallë 31-vjeçarin.

Pas përfundimit të darkës, kapiteni i Fiorentinës, sikurse e kishte zakon, ka kaluar disa momente me portierin duke luajtur Playstation, raporton KosovaPress.

Në orën 23:00 të dy miqtë janë ndarë dhe Astori i është drejtuar dhomës së tij, ku qëndronte i vetëm. Mesazhin e fundit e kanë shkëmbyer në orën 23:24. Portieri i shkruan: “Ke harruar këpucët tek unë”. Përgjigjja e Astorit: “Faleminderit, nuk më duhen. Do t’i marr para se të hamë mëngjesin”.

Takim, që fatkeqësisht, nuk ndodhi. Pas orës 09:30, vjen momenti tragjik i zbulimit të trupit të pajetë të Astorit, që qëndronte i shtrirë anash.

Rezultatet e autopsisë pritet të dalin së shpejti, por vdekja duket se ka ardhur vetëm për shkaqe natyrale.

Previous Next