Mesfushori brazilian pritet të largohet nga kampionati kinez.

Ramires po planifikon që në një të ardhme të afërt të kthehet përsëri te Chelsea dhe sipas tij dyert janë të hapura për ta bërë një gjë të tillë.30-vjeçari është larguar në vitin 2016 nga Stamford Bridge drejt skuadrës kineze Jiangsu Suning për 30 milionë euro.

“Chelsea? Kam një lidhje speciale me këtë klub dhe dua të kthehem përsëri atje para se ta përfundoj karrierën”, ka thënë Ramires.

“E di se dyert e mija për t’u kthyer atje do të jenë gjithnjë të hapura dhe nëse më jepet mundësia për ta bartur edhe njëherë atë fanellë do të ishte fantastike”.

Ramires ka regjistruar afro 250 paraqitje me Chelsean dhe ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2012.

Previous Next