Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka shënuar një tjetër gol të bukur për Salzburgun, pas rikthimit nga lëndimi.

Duket se reprezentuesi i Kosovës, po rikthehet në formën më të mirë për ndeshjet e marsit.

Këtë më së miri e tregon paraqitja e sotme në derbin austriak, ku shënoi golin e epërsisë së Salzburgut ndaj Rapid Vjenës.

Berisha shënoi në minutën e 73’ të takimit. Pas golit, ai u pa duke festuar me lot me sy, por ende nuk është kuptuar arsyeja e këtij reagimi emocional të tij.


Previous Next