Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka shpjeguar se si ai ka lundruar me sukses nga një dietë e keqe në një ushqim shumë të shëndetshëm.

Pavarësisht nga trupi i vogël dhe qëndrueshmëria e shkëlqyer, argjentinasi kishte probleme me vjellje dhe kjo ndodhte edhe në fushën e lojës.

Megjithatë, Messi e ka zbuluar se kjo vinte shpesh nga ushqimi jo i shëndetshëm që hante gjatë gjithë fazave të hershme të karrierës së tij.

Por, tani sipas tij kjo ka ndryshuar edhe Messi është kthyer në normalitet, po ha mirë dhe shëndetshëm, teksa ka lënë anash edhe vjelljen.

“Unë kam ngrënë keq për shumë vite, por tani kam ndryshuar”, ka thënë fillimisht Messi për programin argjentinas La Cornisa, citohet nga El Mundo Deportivo.

“Kur isha në të 20-at e hershme, haja shumë çokollata, alfajores (keks në Amerikën e Jugut) dhe pija shumë limonadë dhe ndërkohë që nuk kam ndryshuar plotësisht, tani jam shumë më i shëndetshëm”.

“Çdo herë pas here një verë e vogël nuk më lëndon, por unë kam pasur vjellje shumë në të kaluarën dhe tani kjo nuk ndodh më”.

“Herën e fundit që vajtove? Vajtova me lot gëzimi kur djali im i dytë Mateo lindi, ishte një ardhje e qetë, pasi ardhja e Thiagos ishte komplikuar”, përfundoi ylli argjentinas.

Previous Next