Lucas Hernandez është lojtar i Bayern Munich.

Skuadra bavareze përmes një komunikate ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Atletico Madrid, për transferimin e Lucas Hernandez.

Lojtari do t’i bashkohet Bayern Munich që nga 1 korriku i vitit 2019.


Kampionët e Bundesligës po ashtu njoftuan se me Hernandez kanë nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Bayern Munich në janar po ashtu ka nënshkruar edhe me një tjetër reprezentues francez. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Benjamin Pavardin e Stuttgartit.


Previous Next