Në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat finaliste të sezonit të shkuar, do të ndeshen në çerekfinale të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Juventusi do të ballafaqohet me Real Madridin që është kampion aktual i Evropës.

Ndeshje tjetër tejet interesante do të jetë ajo në mes të dy ekipeve angleze, Liverpool dhe Manchester City.

Barcelona është favorit në letër përballë ekipit italian, Roma, ashtu si edhe Bayern Munich që përballë do të ketë Sevillan.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 3 dhe 4 prill, kurse ato të kthimit më 10 dhe 11 prill. 

Çiftet:

Barcelona – Roma
Sevilla – Bayern Munich
Juventus – Real Madrid
Liverpool – Manchester City

Previous Next