Kampionët e Evropës, pritet të bëjnë ndryshime në skuadër për sezonin tjetër.
Paraqitjet e portierit brazilian Allison me Romën kanë bindur Real Madridin të hidhet në sulm për numrin një të Seleçaos.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle Florentino Perez ka mbetur i mahnitur nga forma që ka shfaqur gardiani amerikano-jugor me skuadrën verdhekuqe gjatë këtij sezoni dhe dëshira e Perez është ta transferojë Allison në Santiago Bernabeu.
Në pamundësi për të firmosur me David De Gean, “Los Blancos mund ta gjejnë te Allison njeriun për të blinduar portën.
Interesimi i Realit për portierin brazilian, ka vënë në lëvizje drejtorin sportiv të Romës, Monchi i cili po punon për t’i rinovuar kontratën 25-vjeçarit dhe për t’i përfshirë në marrëveshjen e re një klauzolë largimi në shifrën e 90 milionë eurove.