Super agjenti, Mino Raiola thotë se Paul Pogba nuk do të largohet nga Manchester United.

Raportet e një mosmarrëveshje midis francezit dhe trajnerit Jose Mourinhos kishin hedhur dyshime rreth të ardhmes së lojtarit.

Megjithatë, Raiola ka pohuar se 24-vjeçari francez nuk e ka ndërmend të largohet së shpejti, por nuk e përjashtojë mundësinë e një lëvizje në të ardhmen.

“Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, përpiqem të bëj punën time, të gjej zgjidhje të kënaqshme për lojtarët dhe klubet e mia”.

“Për momentin, Paul nuk më ka thënë asgjë dhe e di se ai nuk do të lëvizë pa fituar një titull. Nuk ka luftë mes Mourinhos dhe lojtarit siç po raportohet, por në tregun e transferimeve, kurrë nuk tregohet e vërteta dhe kurrë nuk mund të thuash atë”, tha ai për Rai Sport.

Mediat angleze kanë raportuar për një qarje mes lojtarit dhe trajnerit, i cili kohët e fundit po e lë mesfushorin në bankën rezervë.

Ndryshe, Pogba deri më tani pas transferimit prej Juventusit, ka luajtur 48 ndeshje për Unitedin dhe ka shënuar tetë gola.

Previous Next