Të martën me 6 mars luhet ndeshja kthyese në mes të PSG dhe Real Madrid

Ndeshjen e parë të luajtur në stadiumin “Santiago Bernabeu” e kishte fituar skuadra spanjolle me rezultat 3-1, shkruan Gazeta Blic

Në ndeshjen e kthimit që luhet në “Parkun e Princave” nuk do të paraqitet për skuadrën franceze super ylli i tyre Neymar.

Megjithatë bastoret e njohura sportive e shohin si favorit për ta fituar ndeshjen skuadrën e trajnerit Unai Emery.

Sipas Bet366, fitorja e PSG, ka koeficientin 2.00 barazimi 3.79 dhe që ndeshjen ta fitojë Real Madrid, koeficienti është 3.29.



Previous Next