Gareth Bale i ka ditët e numëruara te Real Madridi, pasi klubi ka vendosur ta shesë në afatin kalitmar të verës dhe tashmë i ka vënë çmimin të cilin duhet ta paguajnë ekipet e interesuara për ta transferuar.

Sipas gazetës spanjolle AS, Reali e vlerëson uellsianin 100 milionë euro dhe ky do të jetë çmimi më i ulët me të cilin mund ta shesë atë.

28-vjeçari ka pasur probleme të njëpasnjëshme me lëndimet këto vitet e fundit dhe mundësia më e mirë duket se do të jetë rikthimi i tij në Premier Ligë.

Manchester United është klubi më i interesuar për dhe gjatë kësaj vere mund të ndodhë që ai t’i bashkohet Jose Mourinhos në Old Trafford.

Previous Next