Nisin kritikat e para për humbjen turpëruese të Argjentinës nga Spanja. 

Argjentina pësoi një humbje me rezultat të pabesueshëm 6:1 nga Spanja mbrëmë në Madrid.

Kjo disfatë ka hapur një plagë të thellë në përfaqësuesen “Albiceleste”, që vështirë se do të shërohet para se të nisë Botërori.

Trajneri Jorge Sampaoli dhe futbollistët që hodhi në fushë janë vënë në shënjestër për këtë disfatë, që mbetet ndër më të thellat në historinë e Argjentinës.

Ish-sulmuesi argjentinas, Jorge Valdano, duke komentuar sfidën e “Wanda Metropolitano” u shpreh se parashikon një periudhë shumë të vështirë për përfaqësuesen latine.

“Ky rezultat është i tmerrshëm për Argjentinën, një katastrofe e vërtetë. Do të ketë shumë vuajtje deri në startin e Botërorit”, ka thënë ai.

62-vjeçari theksoi më tej se vetëm prania e Lionel Messi mund të jetë arsye që Argjentina të ketë qoftë një mundësi të vogël për ta fituar Botërorin.

“Messi është arsyeja e vetme që ekziston një mundësi minimale që Argjentina të ngrejë triumfojë, pasi pa të janë një katastrofë e vërtetë”. “Me Higuainin janë shumë të zhgënjyer në Argjentinë. Nuk do të doja kurrë të isha në pozicionin e Jorge Sampaolit”, ka përfunduar ai.

Messi nuk ka luajtur në asnjërën nga miqësoret e këtij muaji me kombëtaren e tij, për shkak të një lëndimi.

Previous Next