Tifozët e Watfordit është dashur të largohen kur bordi i reklamave mori flakë gjatë ndeshjes së tyre kundër West Bromit.

Brigada e zjarrit reagoi me shpejtësi duke shfrytëzuar aparatet e tyre kur te pjesa elektrike e bordit të reklamave që gjendje afër tifozëve filloi të lëshonte tym.

Një zjarrfikës kishte tentuar ta ndalte atë, por përpjekjet e tij nuk ishin të mjaftueshme deri në momentin kur pak minuta më vonë erdhi një tjetër zjarrfikës i pajisur me aparate.

Incidenti nuk raportohet të ketë shkaktuar lëndime.

Ata vazhduan të kontrollojnë zonën derisa ndeshja po zhvillohej dhe tifozëve iu lejua më pas të afrohen në ulëset e tyre.


  

Previous Next