Bordi i Asociacionit Ndërkombëtar të Futbollit (IFAB) me “vendim unanim” ka vendosur për përdorimin e sistemit VAR në Botërorin në Rusi.

Sistemi i video asistentëve të gjyqtarit (VAR) do të përdoret në Kampionatin botëror 2018 në Rusi.

VAR është aplikuar në disa prej ligave evropiane, së fundmi ndeshjet e FA Cup në Angli.

Bordi i Asociacionit Ndërkombëtar të Futbollit (IFAB) me “vendim unanim” ka vendosur për përdorimin e sistemit VAR në Botërorin në Rusi, gjatë një takimi në Zurich të shtunën.

Ligat dhe garat e ndryshme evropiane tani duhet të aplikojnë në IFAB për implementimin e teknologjisë.

Previous Next