Mauro Icardi është i gatshëm për të luajtur nga minuta e parë në derbin e qytetit ndaj Milanit.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka bërë të ditur se Mauro Icardi është i gatshëm për të luajtur nga minuta e parë në derbin e qytetit ndaj Milanit.

Dy rivalët e qytetit ballafaqohen të dielën mbrëma në San Siro.

Dhe, lajm i keq për “Rossonerët” është rikuperimi i plotë i sulmuesit kryesor të “Nerazzurrëve.

“Është shumë i gatshëm, jo vetëm i gatshëm”, deklaroi Spalletti në konferencë për media. “Derbi i jep motivim të veçantë”, u shpreh ai.

Previous Next