Ylli i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan ka thënë se ka qenë shumë afër kalimit te Barcelona.

Mesfushori turko-gjerman e ka pranuar se dëshironte kalimin te Barca, ndërsa kishte ofertë edhe nga Liverpooli.

“Unë isha shumë pranë nënshkrimit për Barcelonën, por në fund ndryshoi gjithçka. Sigurisht që më pëlqente fakti të luaja me Barcelonën. Më kërkoi edhe Klopp. Ai është si një baba për mua, një trajner perfekt, por vendosa të bashkohem me Cityn sepse më përshtatet më shumë futbolli i Guardiolës” ka thënë Gundogan.

Previous Next