Pep Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij është afër titullit në Premierligë, por gara për këtë trofe mbetet e hapur.

Manchester City bëri një hap të rëndësishëm duke fituar 0-3 në udhëtim te Arsenali, ndërsa në fundjavë në shtëpi pret Chelsean, skuadrën kampione të Premierligës.

“Ne jemi afër, nuk mund ta mohojmë këtë, por ende nuk është mbyllur gara”, ka deklaruar Guardiola për ‘Sky Sports’.

“Është në duart tona, gjëja më e rëndësishme është se tani varet nga ne, dhe ne duhet përfundojmë këtë”, përfundoi Guardiola.

Previous Next