Mesfushori kilian nuk do ta vazhdojë kontratën me klubin bavarez.
Arturo Vidal është një prej lojtarëve që mund të largohet nga Bayern Munichu në përfundim të këtij stinori.
Kontrata e futbollistit përfundon në vitin 2019 dhe për ta shmangur largimin e tij si lojtar të lirë pas një viti, bavarezët mendojnë ta shesin që këtë verë.
Janë të shumta skuadrat që e dëshirojnë 30-vjeçarin, duke filluar që nga Premier Liga dhe Seria A.
Në Angli, Manchester United ka shprehur interesim tash e sa kohë për ish-futbollistin e Juventusit.
Kurse në Serie A, janë dy klubet e qytetit të Milanos, Inter dhe Milan, që i kanë vënë syrin messufushorit.
Gjithsesi, duket sikur Vidal tërhiqet më shumë nga ideja për ta provuar veten edhe në Premier Ligë, para se të largohet përfundimisht nga Evropa.