Ditën e djeshme presidenti i FFK-së pranoi se përfaqësuesja e këtij shteti do të emërojë trajnerin e ri në mars.
Menjëherë pas këtij lajmi mediat janë vënë në lëvizje për të zbuluar emrin e tij.
Gazeta zvicerane “Blick” zbulon se trajneri i ri mund të jetë Bernard Shaland. Ai nuk drejton asnjë ekip që prej marsit të vitit 2015, kur u shkarkua nga drejtimi i përfaqësueses armene.
Sipas këtij burimi, ai mund të marrë drejtimin e Kosovës në muajin mars.
Zvicerani është një njohës i mirë i lojtarëve që luajnë në këtë kampionat si Kryeziu, Bunjaku, etj, sepse vitet e fundit ka punuar si scout i Bazelit.
66-vjecari ka një karrierë të pasur shume ekipe zvicerane si Zyrihun, Sionin, Young Boys, por edhe Kombëtaren e Armenisë dhe Zvicrën U-21.