Përveç Atletico Madridit, Zinedine Zidane beson se edhe Real Madridi ka pak shpresa për titullin e La Ligas.

Barazimi i Barcelonës me Las Palmas ka rihapur garën për titull, të paktën deri të dielën mbrëma, ku pritet të vendoset gjithçka në ndeshjen mes liderit dhe ndjekësit më të afërt, Atletico Madridit, diferenca mes të cilëve është pesë pikë.

Përveç Atleticos, që ka mundësi të mirë për të luftuar për titullin në Spanjë, Zinedine Zidane thotë se është optimist edhe për Real Madridin.

“Besoj se Liga është e mundshme. Mendoj se është e vështirë, por për mua asgjë nuk është e pamundur”, u shpreh Zizu.

“Shikoni për shembull Atleticon, kush do të thoshte se diferenca do të shkonte në pesë pikë?”.

“Barça – Atletico? Nuk me intereson ajo se çfarë do të bëjnë mes tyre, vetëm dua të them se ka ende shumë pikë dhe deri në fund asgjë nuk dihet. Ju mendoni se ka përfunduar çdo gjë, por nuk është ashtu”, shtoi Zizu.

Diferenca mes Barcelonës e Real Madridit është 15 pikë dhe praktikisht duket e pamundur për Los Blancos që të bëjnë diçka më shumë këtë sezon.

Previous Next